Osmani për protokollin: Të gjithë detyrimet për historinë vijnë pasi që të harmonizohen historianët në Komision, negociatat me BE-në fillojnë të martën
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në brifingun e me gazetarët e prezantoi protokollin bilateral të cilin sot në Sofje e nënshkroi së bashku me kolegen e saj bullgare, Teodora Gençovska. Marrëveshja ka “5+1 pika”, çështjet historike, eurointegrimet, gjuha e urrejtjes, pretendimet territoriale, rehabilitimi i viktimave të represioneve në periudhën komuniste dhe të drejtat e njeriut, shkruan 360 Grade, njofton Portalb.
Osmani prezantoi dy versione të Marrëveshjes, për të cilat tha se kanë përmbajtje identike, një me tërësi tematike dhe versioni final, për të cilin tha se është bërë sipas tërësive kohore (masa afatshkurtëra dhe afatgjata). Osmani theksoi se gjatë ditës në të njëjtën kohë protokolli bilateral do të publikohet në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari. I pyetur se pse protokollit bilateral deri tani nuk është publikusht publikisht, Osmani potencoi se ka qenë shumë e rëndësishme që fillimisht në Kuvend të kalojnë konkluzionet për Informatën e Qeverisë.
Ministri Osmani potencoi se negociatat me Bashkimin Evropian fillojnë të martën me konferencën e parë ndërqeveritare në Bruksel.
“Të martën jo vetëm që fillojnë negociatat, jo vetëm që do të ketë konferencë të parë ndërqeveritare, do të ketë deklaratë të hapur. Fillon skriningu ditën e njëjtë, ja këtë për herë të parë po e them. Skriningu fillon të njëjtën ditë pasdite. Nga ai moment fillojnë të numrohen ditët deri në anëtarësim. Nga ai moment fillojnë kapitujt, ekspertët nga BE-ja hyjnë në institucionet e tona, që ta bëjnë skriningun”, tha Osmani.
I pyetur se përse nevojitet konferencë e dytë ndërqeveritare, ministri i Punëve të Jashtme tha se në negociatat Sofja ka marrë kushtëzim për konferencë të dytë ndërqeveritare me ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht futjen e bullgarëve në Kushtetutë.
“Ky është kompromisi. Ne i fituam tre pikat më kryesore për ne, Republika e Bullgarisë mori konferencë të dytë të kushtëzuar ndërqeveritare”, potencoi osmani, duke shpjeguar se tre pikat kyçe për Maqedoninë e Veriut janë që gjuha, çështjet historike të mos jenë përcaktim për hapje dhe mbyllje të kapitujve dhe negociatat të fillojnë menjëherë.
Në pjesën e historisë, Osmani tha se detyrimet janë reciproke. Tha se Qeveria nuk do të përzihet në punën dhe autonominë e Komisionit të historisë.
“Se çfarë rekomandime (do të sillen) kjo varet nga Komisioni. Për cilin do të japin rekomandime, kjo është punë e Komisionit dhe ne këtu nuk përzihemi. Por, nëse rekomandimi është për të dy shtetet, kjo do të thotë se të dy shtetet duhet në të njëjtin moment ta realizojnë për shkak se detyrimet janë reciproke. Ne si politikë nuk ndërhyjmë në punën e Komisionit, ajo është autonome, ata vendosin. Ajo që për mua është e rëndësishme është se në punën e Komisionit thotë publikisht : ‘Nëse ne pranojmë, ju lirisht implementoni sepse ne qëndrojmë pas saj’. Vendimet sillen unanimisht. Shtatë anëtarë të tonë në bazë paritare duhet të thonë ‘po’. Të gjithë masat sillen pasi Komisioni të aprovojë”, thotë Osmani.
Osmani potencoi se marrëveshja me FRONTEKS-in do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase.
Shefi i diplomacisë tha se Ministritë do t’i ndjekin trendet e gjuhës së urrejtjes për shkak se qëllimi i këtij protokolli bilateral është që të përmirësohen marrëdhëniet midis dy shteteve. Shpjegoi se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nuk mund të bëhen aleate në Union në qoftë se janë në marrëdhënie të këqia dhe se BE-ja nuk pranon shtete të cilat kanë çështje të hapura me fqinjët.
“Që t’i përmirësojmë ato marrëdhënie të dy ministritë e ndjekin trendin. Nëse shohim se dikush qëllimisht provokon, i ofendon të tjerët, i informojmë institucionet kompetente se ka trend të caktuar, se ka ndonjë qëllim të keq që të bëjë propagandë qëllimkeqe. Ministritë e punëve të jashtme nuk sjellin vendime, por e ndjekin trendin. Mendoj se është shumë e rëndësishme, për shkak se ne e kemi atë sensibilitet dhe e ndërmarrim atë detyrim që t’i përmirësojmë marrëdhëniet dhe mendoj se absolutisht askush nuk duhet të mbështesë gjuhën e urrejtjes njëri ndaj tjetrit. Nuk mundemi ne të vazhdojmë në marrëdhënie toksike me Republikën e Bullgarisë”, tha ai.
I pyetur se nëse fjala “fashiste” do të llogaritet për gjuhë të urrejtjes, Osmani tha se këtu bëhet fjalë për interpretim historik, që në fakt është punë e Komisionit të përzier historik.
I pyetur se pse nuk ka reciprocitet për ndryshimet kushtetuese, shefi i diplomacisë shpjegoi se Bullgaria ka rregullim më ndryshe kushtetues dhe nuk njej bashkësi etnike brenda shtetit.
“Në Marrëveshjen e vitit 2017 ky është pozicioni i vetëm asimetrik. Unë supozoj se kjo është bërë atëherë sepse ka rregullime ndryshe kushtetuese midis dy shteteve. Por, ky është detyrimi i cli është ndërmarrë që në vitin 2017 dhe duhet t’i pyesni ata që e kanë përpiluar atë Marrëveshje”, tha Osmani.
Lidhur me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, shefi i diplomacisë theksoi se Komisioni Evropian nuk do të japë raport për shkak se Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim në propozimin francez nuk është udhërrëfyes.
Në Sofje sot ministrat e punëve të jashtme i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska e nënshkruajtën protokollin bilateral pas takimit të komisionit të përbashkët ndërqeveritar. Sipas paralajmërimeve, protokolli duhet të publikohet pas nënshkrimit të tij.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbrëmë në konferencën për shtyp informoi se më 19 korrik do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.
Ndryshe, propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor, pas së cilës kryeministri Kovaçevski njoftoi proces të gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar, presidentin e vendit, Parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.
Së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.
Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria. Sofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.
Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.
- LEXO: U nënshkrua protokolli midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë
- LEXO: Petkov: Bullgaria do të vazhdojë të punojë me fqinjët Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor
- LEXO: Gençovska: Pozicioni i Bullgarisë për gjuhën maqedonase mbetet i pandryshuar
- LEXO: Mariçiq nga Sofja: Sot hapëm një kapitull evropian në marrëdhëniet me Bullgarinë
- LEXO: Kuvendi i RMV-së i tha “po” propozimit francez
- LEXO: Kovaçevski: Qeveria e miratoi propozimin francez, më 19 korrik do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare
- LEXO: Kuvendi i RMV-së i tha “po” propozimit francez, faktori ndërkombëtar e përshëndeti, Qeveria e miratoi
- LEXO: Debat me fjalor të papërshtatshëm në Kuvend, BE përsëriti se Maqedonia e Veriut duhet të shfrytëzojë mundësinë për negociata
- LEXO: Qeveria e RMV-së: I dënojmë sulmet jo të civilizuara në Kuvend nga ana e opozitës
- LEXO: Qeveria dorëzoi në Kuvend shtesën e Informacionit për përmbajtjen e kornizës së propozim-negocimit
- LEXO: Këshilli e Ambasadorëve: Kompromiset të vështira, por “propozimi francez” betonon dhe garanton gjuhën dhe identitetin maqedonas
- LEXO: MPJ: Sërish u shfaqën informacione të pasakta për përmbajtjen e Protokollit që të prishen konsultimet për propozimin