Reminishencë historike

Kur u rrëzua Muri i Berlinit dhe Lufta e Ftohtë përfundoi, të gjithë menduan se rreziku nga shpërthimi i një lufte tjetër në Evropë do t’i takojë vetëm imagjinatës. Kur ish presidenti amerikan Roland Regan në vitin 1987 në Berlinin Perëndimor bëri thirrje për rrëzimin e murit të ndërtuar në vitin 1961, po ashtu askush nuk besoi se dy vite pas në 1989-ën muri do të binte dhe një vit pas Gjermanitë e ndara do të bashkoheshin. Fjalimi i presidentit Regan pati jehonë edhe në ish –Jugosllavi. Video regjistrime nga fjalimi I tij  tek Porta e Brandenburgut u transmetuan edhe në mediat jugosllave dhe TVP-në. Viti 1989 na gjeti në një gjendje të mjerueshme, pasi bashkimi gjerman sapo kishte filluar me rrënimin e murit, kurse Federata Jugosllave kërkonte shpëtim me reformat e Ante Markoviçit. Sidoqoftë, vendndodhja dhe deklaratat e liderëve kanë rol mjaft të rëndësishëm në mesazhet në politikën ndërkombëtare, nacionale dhe njëkohësisht për ndodhitë që vijnë pas. P.sh. që në fëmijëri, Zvicra luajti rol kryesor në mënyrën e të menduarit të filozofit të madh Zhan Zhak Ruso (1712-1778),, dhe pastaj të njëjtat publikime të autorit patën ndikim në Revolucionin Francez. Ashtu njëjtë siç pati ndikim më vonë fjalimi i ish presidentit amerikan Regan në ngjarjet që pasuan me shkatërrimin e bllokut komunist. Koha sikur u ndal tre dekada pas, me pushtimin rus të Ukrainës në shkurt të këtij viti. Që nga sulmi rus, gjërat kanë ndryshuar në mënyrën se si lidershipi vepron dhe bën planifikime për rreziqet që cënojnë të ardhmen e kombeve. Mirëpo, e ardhmja e kombit-ve nuk rrezikohet vetëm nga sulmet e një shteti apo shteteve tjera. Liritë individuale që burojë  qysh nga lindja dhe që duhet të mbrohen nga shteti, po ashtu janë pjesë sigurisë nacionale dhe zhvillimit demokratik. Zakonisht qasjet dhe vendimet e liderëve dallojnë nëse para 40 viteve fjalimet e tyre kanë qenë në Berlin apo 76 vite më parë kur Çerçili në Felton të shtetit Mizuri (SHBA) njoftoi për “Perden e Hekurt”.

1.Tani të zbresim në terrenin tonë, ku në Maqedoninë e Veriut, politikanë nga të gjitha partitë politike u mblodhën dhe votuan një propozim francez që lejon më vonë fillimin e negociatave me BE-në. Liderët dhe qeveria e bënë këtë jo vetëm se kërkesa për në BE qëndronte që nga viti 2004, por edhe nga presioni që përveç anëtarësimit ushtarak (NATO), edhe anëtarësimi në një union ekonomik (BE) mund të shërbejnë si mburojë e mirë ndaj rreziqeve të kohës. Pasi një pjesë e Ballkanit është në NATO dhe tjetra jashtë BE-së, nga këndvështrimi teorik dhe praktik qëndron një ide shekullore se qeveria çdo herë bën përpjekje për të pasur një pushtet të pakontrollueshëm ndaj shumë çështjeve jo vetëm politike, por edhe shëndetësore.

Në fakt, këto argumente të ngritura në shek. e 17 prej Gjeneve nga Zhan Zhak Ruso janë të pranishme në kohën tonë. Ai theksonte se qeveria mund të bëhet autoritare dhe shpeshherë grupe të ndryshme të interesit mund të ndikojnë në vendimet e qeverisë dhe keqinformimi mund të shkojnë në dëm të interesave të qytetarit. Kjo gjë që atëherë për Rusonë ishte shqetësuese. Ndërsa sot mund të sjellim shumë shembuj ku qeveritë në Ballkan manipulojnë me të drejtat e njeriut ose nuk bëjnë respektimin e të drejtave individuale ose kolektive. Një qeveri e tillë nuk është e mirë, pasi tregohet jo besnike ndaj premtimeve të dhëna. Kështu edhe pse qeveria dhe lidershipi janë aktorët qendror në qeverisje, në parlament dhe në punët e jashtme, një individi apo grupi kolektiv ka shumë gjasa që mund t’ju mungojë liria apo t’ju shkelen të drejtat.

Në këtë drejtim, Ruso qysh më herët na ka paralajmëruar për këtë gjë e cila sot duket në sjelljet e zyrtarëve tanë dhe të qeverive ballkanike për minimizimin e skandaleve dhe shkeljeve që vijnë nga aktorë të dytë ose të tretë të mbështetura po nga qeveria. Ruso paralajmëroi se ekziston një tendencë e fortë prej anëtarëve të qeverisë për të uzurpuar pushtetin sovran në mënyrë që të ndjekin interesat e tyre private, duke çuar në tirani. Dhe këtu sipas tij humb njeriu dhe shoqëria.

Kontrata është liria e tij natyrore dhe një e drejtë e pakufizuar për gjithçka që ai përpiqet të arrijë dhe të ketë sukses duke marrë apo që ai fiton është liria civile dhe pronësia e gjithçkaje që zotëron. Nëse duam të shmangim gabimin në peshimin e njërit kundër tjetrit, duhet të dallojmë qartë lirinë natyrore, që është e kufizuar vetëm nga forca e individit, nga liria civile, e cila kufizohet nga vullneti i përgjithshëm”- thuhet në “Kontratën Sociale” të Rusosë (1762). Sipas Rusosë “çdo shërbim që një qytetar mund t’i bëjë sovranit duhet t’ia bëjë sapo ta kërkojë sovrani; por sovrani, nga ana e tij, nuk mund t’u imponojë nënshtetasve të tij asnjë mënyrë pranga që janë të padobishme për të dhe komunitetin..”.

2.Siç shihet nga mësimet që na jep Ruso, shteti duhet të jetë i kujdesshëm për liritë dhe të drejtat që i takojnë qytetarit dhe asnjëherë nuk duhet të kalojë në anën e kundërt të mbështetjes së ideve për të mohuar shkeljet dhe padrejtësitë ndaj individëve që burojnë jo vetëm nga shteti, por edhe nga aktorët tjerë shoqërorë. Ky konstatim sot duhet të jetë një zile e madhe për organet tona të drejtësisë në Maqedoninë e V. për qeverinë dhe të gjithë qytetarët që të çojnë zërin kundër vdekjeve të qëllimshme të bëra gjatë pandemisë apo edhe raste tjera nga spitale të caktuara. Kjo duhet të jetë një dëshmi për drejtuesit e shtetit se koha për vendimmarrje është tani dhe jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe në shëndetësi. Me rëndësi është që vendimet të jenë të drejta që rikthejnë besimin e qytetarit në institucione, ashtu siç Ruso nga porosit, besimin në sovranin. Pasi jetojmë në kohë të turbulencave gjeopolitike, duhet që të gjitha shqetësimet qofshin sociale dhe shëndetësore apo të shkeljeve të të drejtave të adresohen dhe të mbrohen nga qeveria dhe jo të anashkalohen. Megjithatë në situatën aktuale rol kryesorë luan formimi i lidershipit dhe vendndodhja gjeografike, se si ai apo një qeveri do t’ju qaset  problemeve serioze pas ngjarjeve që prodhohen me shpejtësi nga lufta në Ukrainë. Dhe sigurisht përpjekjeve për një rend të ri global duke e ditur gjithnjë se ku mund të qëndrojnë liritë tona ashtu siç shkruante 300 vite më parë Ruso nëse nuk do të kemi një qeveri të besueshme. Pasi Berlini dhe Parisi bashkë me Uashingtonin e ndihmuan  Maqedoninë e V. tani mbetet që Shkupi zyrtarë të punojë të bëhet një shtet i vërtetë europian. Ndryshe asnjë reformë e llojit ish –jugosllav nuk do të shkojë në dobi të euro-integrimeve.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button