Në “Tabanoc” pritje deri në një orë për hyrje në RMV

Në vendkalimin kufotar “Tabanoc”, për hyrje në shtet pritet nga 40 deri në 60 minuta, ndërsa në vendkalimin “Bogorodica” për dalje pritet prej 30 deri në 40 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, transmeton Portalb.mk.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatshme të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të trafikuar dhe vozitjes me kujdes.

Nga 1 korriku filloi zbatimi i regjimit të përkohshëm të trafikut në periudhën verore me të cilin, ndaohet lëvizja e automjeteve të rënda për mallra, pesha totale e së cilëve kalon 15 tonë, gjatë kohës së ditëve të fundjavës edhe atë, të premten nga ora 17 deri në 22, të shtunën nga ora 09 deri në 18 dhe të dielën nga ora 9 deri në 22. Në ditët e temperaturave të larta ekstreme, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndalesa do të vlerë edhe nga e hëna deri të enjten, në periudhën prej orës 11 deri në 17.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button