“Grupi i Kontaktit për Ukrainën” mbetet kyç për të mposhtur Rusinë

Humbjet njerëzore dhe materiale të Ukrainës gjatë LDB-së ishin të mëdha. Prej 5 deri në 7 milionë njerëz humbën jetën në luftën me forcat gjermane. Popullsia e llogaritur e Ukrainës prej 36 milionë në vitin 1947 ishte pothuajse 5 milionë më pak para se të fillonte LDB. BRSS në atë kohë kishte keqpërdorur popullatën ukrainase në luftën kundër Gjermanisë. Sot përkundër vrasjes së popullatës së pafajshme, Ukraina nuk është e vetme, ka pas shtetet më të fuqishme të botës. Kështu kohë më parë në bazën ajrore amerikane në Ramshtajn të Gjermanisë që daton që nga Lufta e Ftohtë, zyrtarë të lartë ushtarakë të “Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën” u takuan përsëri për të diskutuar armatosjen e ushtrisë ukraianse me teknologji të fundit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin nga Sudia arriti në Gjermani për të diskutuar me aleatët çështjen e furnizimit të Ukrainës me armë. “Përpjekjet tona të përbashkëta kanë bërë një ndryshim të madh për mbrojtësit e Ukrainës në fushën e betejës,” tha Austin. “Putini mendoi se mund të rrëzonte lehtësisht qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Kievit”- tha Austin. “Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën” ndryshe i quajtur si “Grupi Ramshtajn” është një aleancë e 54 shteteve me 30 shtetet anëtare të NATO-s dhe 24 të tjera që nuk janë pjesë e aleancës, por që mbështesin pa rezerva furnizimin e Ukrainës me armë.

Kështu tanket Abrams të prodhuara në SHBA do të mbërrijnë në Gjermani në muajin maj dhe ukrainasit do të fillojnë trajnimin e tyre. 31 tanke Abrams do të mbërrijnë në bazën Grafenoher të Gjermanisë, në mënyrë që mbrojtësit ukrainas të fillojnë një kurs 10 javor se si të përdorin tanket në luftë me Rusinë. Trajnimi i udhëhequr nga personeli ushtarak i SHBA-së do të përfshijë rreth 250 ukrainas. Zyrtarët amerikanë për VOA thanë se 31 tanke Abrams do të dorëzohen në Ukrainë deri në vjeshtë. Kjo nënkupton se deri në vjeshtë pritet një kundërofensivë ukrainase në territoret e pushtuara nga rusët. “Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës” ka qenë i rëndësishëm në ofrimin e kapaciteteve ushtarake që ukrainasve u nevojiten për të kthyer prapa rusët thonë analistët.

Anëtarët e “Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës” po kërkojnë mënyra për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga sulmet ruse tani dhe në të ardhmen. Për më shumë se një vit qeveria amerikane dhe shtetet e NATO-s kanë dërguar biliona dollarë ndihmë ushtarake dhe humanitare për ushtrinë dhe popullin ukrainas. Kur beteja e ashpër zhvillohet për Blakumtin dhe kur pritet që Ukraina para vjeshtës të ndërmarrë ofensivën për të zgjeruar territorin e pushtuar nga forcat ruse, forcimi më armatim modern dhe të duhur mbetet kyç për Kievin. Historikisht ka qenë e pamundur që një shtet të fitojë luftën pa një aleancë më shtetet tjera më të fuqishme.

Kjo që po ndodhë në Ukrainë është për tu mbështetur, pasi bota demokratike është bashkuar kundër Rusisë duke e ndihmuar Ukrainën me të gjitha mjetet. Këtë javë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se “anëtarët e aleancës ushtarake kanë dorëzuar deri më tani 230 tanke, dhe mbi 1.550 automjete të blinduara për forcat mbrojtëse të Ukrainës. “Grupi i Kontaktit për Ukrainën” do ta vazhdojë këtë mision të rëndësishëm dhe kritik për Ukrainën dhe mbarë Evropën.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button