Renova e fillon me largime, ikën Stepanovski

Klubi Futbollistik Renova pasi që të premten kishte filluar me stërvitjet e para për sezonin e ri futbollistik, nga ekipi kanë filluar të mendojnë edhe për përbërjen e ekipit.

Sigurisht së për ekipin e Renovës sezoni i kaluar mundë të themi se ka qenë i dështuar, pasi nuk arriti që të sigurojë dalje në garat evropiane, ndërsa nëse një gjë të tillë dëshirojnë për këtë sezon, do të duhet të sjellin përforcime. 

Por nga Renova e kanë filluar me largime, pasi që të shtunën nuk arritën që të vazhdojnë kontratën me futbollistin mbrojtës, Metodija Stepanovski, i cili ishte pjesë e Renovës që nga viti 2009. 

Deri më tani nga kryesia nuk kanë dhënë detaje nëse priten përforcime të mëdha, ata edhe më tej mbështeten në forcat e tyre, duke e u bazuar në atë se kanë shkollë mjaftë të mirë të futbollit, ndërsa dëshmi për këtë është se juniorët e kësaj skuadre këtë sezonë arritën deri në finalen e Kupës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button