Nesër nis regjistrimi nëpër shkolla të mesme

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se nesër fillon afati i parë regjistrues nëpër shkollat e mesme të vendit, për vitin shkollor 2013/2014.

Aplikimi mund të bëhet të hënën dhe të martën, ndërsa janë siguruar 34791 vende në nivel republikan.
Nëpër gjimnaze ka 11 597 vende, nëpër shkolla profesionale më shumë 22 700.

Rezultatet e afatit të parë regjistrues do të shpallen të mërkurën, afati i dytë është me 1 dhe 2 korrik, ndërsa i treti me 22 gusht./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button