Villa: Suksesi i Spanjës më me vlerë

David Villa nuk i kursen aspak fjalët e mira kur bëhet fjalë për të folur për shokun e tij të ri të skuadrës tek Barcelona, Neymar.
Lojtari i kombëtares spanjolle pranoi se ylli brazilian është një ndër lojtarët më të mirë në botë dhe se 21-vjeçari do t’i japë gëzim tifozëve katalanas në sezonin e ri.

Përsa i përket Kupës së Konfederatave, ku Villa në ndeshjen me Tahitin realizoi 3 gola, bëri të qartë se nuk mendon për t’u shpallur golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni.
Sulmuesi pohoi se çmimet individuale janë një vlerësim i mirë për çdo lojtar por ajo që e bënë të madh një futbollist është pikërisht fryma e bashkëpunimit me të gjithë skuadrën.

31-vjeçari shtoi se as ai dhe as Fernando Torres nuk kërkojnë ta rrëmbejnë çmimin si golashënuesi më i mirë, pasi dëshira e tij është që Spanja të arrijë në finalen e Konfederatave.

Lajme të ngjashme

Back to top button