Atletico nuk e le të merr frymë Barcelonën (Video)

Atletico Madrid mbetet me hapa të sigurt prapa Barcelonës, pas fitores në derbin ndaj Athletico Bilbaos me rezultat 2:0 në xhiron e 12-të të La Ligas.

Klubi nga kryeqyteti i Spanjës pa kurrfarë diskutimi duket favorit për ta fituar edhe titullin këtë edicion sepse forma e treguar deri tani është tejet e lartë.

Vendasit punën e përfunduan qysh në pjesën e parë me dy golat e shpejtë të super dyshes, David Villa dhe Diego Costa [33′, 41′].

Bilbao nga minuta e 80-të luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Moran.

Atletico Madrid mbetet e dyta me 33 pikë, një më pak se lideri, Barcelona, ndërsa Bilbao mbetet në vendin e pestë me 20 pikë të grumbulluara deri tani.

Lajme të ngjashme

Back to top button