David Villa ndëshkon Barcën

Atletico Madridi dhe Barcelona janë ndarë baras 1:1, në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës, e cila u zhvillua në stadiumin “Vincente Calderon”.

David Villa e ka kaluar ekipin madrilen në avantazh në minutën e 12-të, pas një goli fenomenal në stilin volej ndaj ish skuadrës së tij. Kurse, zëvendësuesi Neymar i barazoi shifrat në minutën e 66-të, kur shënoi me kokë pas një harkimi nga e djathta. 

Për sulmuesin brazilian, ky ishte goli i parë në ndeshje zyrtare me Barcelonën.
Fituesi i Superkupës së Spanjës do të përcaktohet në “Camp Nou” të Barcelonës, ku do të zhvillohet loja e kthimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button