Barcelona ka nënshkruar me lojtarin e parë për sezonin e ardhshëm

Pas ndalimit të së drejtës për të blerë lojtarë në merkaton e verës, “blaugranat” e Barcelonas-s tashmë po bëjnë çdo gjë që është e mundur për të afruar lojtarë cilësorë me parametra zero në radhët e tyre dhe sipas mediave spanjolle ka ardhur dhe nënshkrimi i parë i këtij viti për “katalanasit”, raporton ABC.

Në mediumet spanjolle po qarkullon lajmi se qendërmbrojtësi i Atheltic Bilbao, Inigo Martinez ka nënshkruar me kampionët spanjollë dhe do të arrijë në “Camp Nou” si një transferim pa kosto sapo merkato të hapet, orët e para të mëngjesit të 1 korrikut. Përsa i përket kontratës deri më tani është bërë me dije se marrëveshja mes klubit e lojtarit do të ketë një afat 2-vjeçar, ndërsa ende nuk dihet se sa do të fitojë lojtari.

Ndërkaq, kujtojmë se, Inigo Martinez, 31-vjeçar u rrit si lojtar fillimisht te skuadra e Real Sociedad, aty ku bëri dhe debutimin e tij, ndërsa më pas u transferua te Athletic Bilbao në vitin 2018, klub nga i cili do të transferohet te “blaugranat”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button