Ëndrrat “kushtojnë”, Barça ka gati planin për të përballuar transferimet e Messi dhe Gundogan

Barcelona pritet të bëj një merkato “ëndrrash” këtë verë, me tifozët që dita-ditës presin rikthimin e 7 herë fituesit të “Topit të Artë”, Lionel Messi në “Camp Nou” e përveç tij afrimin e turko-gjermanit Ilkay Gundogan, si dhe prezantimi i mbrojtësit spanjoll, Inigo Martinez, raporton ABC.

Mirëpo, kur ka afrime ka dhe largime. Sipas mediave spanjolle, i “sakrifikuari” i parë i “blaugranave” është ish-mesfushori i Milan, Franck Kessie dhe nga shitja e “kollosit” të mesfushës “katalanasit” mund të përfitonin shumë, duke llogaritur këtu dhe afrimin e lojtarit verën e kaluar nga italianët e Milan me parametra zero.

Në këtë mënyrë Barça do të lehtësonte faturën e pagave, duke i lejuar klubit t’i afrohej parametrave të vendosura nga La Liga dhe Fair Play financiar. Mirëpo, Kessie nuk do të jetë i vetmi i larguar nga klubit, me Ansu Fati, Ferran Torres e Eric Garcia që me shumë mundësi do t’i japin fund “aventurës” së tyre në “Camp Nou” gjatë muajve të verës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button