Greva vazhdon, Qeveria ka ofruar 10% rritje të rrogës, SASHK nuk pranoi
Greva e të punësuarve në arsim dhe çerdhe vazhdon, informoi kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), Jakim Nedelkov i cili tha se nga Qeveria kanë marrë ofertë gojore për rritje të pagave për 10% me rebalancin e buxhetit në maj ose qershor, njofton Portalb.mk.
“Rritja e pagave prej 10% fare nuk korrespondon me rritjen e pagës minimale dhe nuk është stimulim përkatës për kthimin e dinjitetit. Mbi 95% e organizatave sindikale janë deklaruar për hedhjen poshtë të ofertës gojore”, deklaroi Nedelkov.
Qeveria për vendimin e SASHK-ut tha se është i papërgjegjshëm.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në negociatat me SASHK-un ka ofruar rritje prej 10% të pagave që do të sigurohet nga buxheti plotësues. Kjo do të thotë se arsimtarët dhe edukatorët do të kenë një rritje mesatare prej 2.500 denarë në të ardhurat e tyre mujore. Qeveria konsideron se është e papërgjegjshme, përkundër zgjidhjes së ofruar për rritjen e pagave në arsim dhe përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve, të vazhdohet me grevën dhe të shkatërrohet procesi tashmë i krijuar arsimor në kushtet kur po përballemi me krizë ekonomike dhe shëndetësore”, thanë nga Qeveria
Paraprakisht, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot me një postim në Facebook u bëri thirrje mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme që të vazhdojnë procesin arsimor, sepse është në interesin më të mirë të fëmijëve.
“Interesi më i mirë i fëmijëve duhet të jetë në rend të parë, sepse e drejta për arsimim e çdo fëmije është e drejtë e garantuar me kushtetutë. Humbja e mësimit në kushte si kjo pandemi, kur Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës bënë përpjekje maksimale për normalizimin e procesit arsimor, nuk i sjell dobi askujt, e më së paku nxënësve”, ka shkruar Shaqiri.
Në postimin në Facebook, Shaqiri thekson se nxënësit duhet të kthehen në shkolla, aty ku e kanë vendin. Mësimdhënia e rregullt, sipas tij, nevojitet më së shumti si mbështetje për nxënësit në një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së tyre.
Ndryshe, prej më 11 prill SASHK ka filluar grevën në çerdhe dhe shkolla, pasi Qeveria nuk i ka rritur rrogat e mësimdhënësve dhe edukatoreve pas rritjes së rrogës minimale.
“Nëse kemi parasysh se paga minimale në vend është 18.000 denarë, numër ky që shumëzohet me koeficientin e kompleksitetit të punës, i cili për pozitën mësues në arsimin fillor është 2.503, atëherë del se paga e një mësues duhet të jetë 45.054 denarë. Për një profesor në arsimin e mesëm ky koeficient është 2.533, që do të thotë se paga e arsimtarit në arsimin e mesëm duhet të jetë 45.594 denarë. Për pozitën e pastruesit koeficienti është 1.3, që do të thotë se një pastruesit në shkollë do të merrte pagë prej 23.400 denarë”, thonë nga SASHK.
- LEXO: Deri të dielën mësimdhënësit në RMV duhet të vendosin për ofertën e Qeverisë ose grevën, ndërkohë kryetari i sindikatës “izolohet”
- LEXO: Pas takimit me ministrin e arsimit, kryetari i Sindikatës flet për rezultatin e takimit dhe grevën
- LEXO: Qeveria dhe SAShK-u vazhdojnë dialogun, nëse gjendet zgjidhje, të hënën do të ndërpritet greva
- LEXO: Pa propozim të pranueshëm është e pamundur të ndërpritet greva, ne patjetër të kemi ofertë, paralajmëroi Nedelkov
- LEXO: Paga më të larta për mësimdhënësit do të ketë, por prioritet i përbashkët duhet të jetë kthimi i nxënësve, deklaroi ministri
- LEXO: Dita e tretë e grevës: SAShK pret ftesën e Qeverisë, Shaqiri i gatshëm të rialokojë fonde nga buxheti i MASh-it për rritjen e pagave në arsim
- LEXO: Greva në arsim, Sindikata në pritje të ftesës nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e problemeve të parashtruara
- LEXO: Vazhdon greva në çerdhe dhe shkolla, Qeveria SAShK-ut: Kërkesat të jenë reale
- LEXO: SASHK filloi sot grevën në çerdhe dhe shkolla
- LEXO: Shkollat dhe kopshtet në RMV do të pranojnë fëmijë edhe pse arsimtarët janë në grevë, thonë nga MASH
- LEXO: MPPS: Kopshtet do të vazhdojnë me punë edhe gjatë grevës
- LEXO: SASHK: Mësimdhënësit do të hyjnë në grevë, drejtorët të sigurojnë kujdes për fëmijët në shkolla dhe kopshte
- LEXO: Greva në arsim dhe kopshte “mobilizon” gjyshërit në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Këto janë kërkesat e Sindikatës drejtuar Qeverisë së Maqedonisë së Veriut para se të fillojë greva
- LEXO: Mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut meritojnë rroga më të larta, jemi në bisedime me Sindikatën, vlerësoi Kovaçevski
- LEXO: RMV, SASHK-u solli vendim për grevë të përgjithshme në kopshtet e fëmijëve, shkollat e mesme dhe fillore nga 11 prilli
- LEXO: Rritja e rrogës së arsimtarëve, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Sindikata në takim u pajtuan për vazhdimin e dialogut
- LEXO: RMV, sot priten rezultatet e negociatave me SAShK-un për rritjen e pagave tjera
- LEXO: SASHK-u kërkon që paga e arsimtarëve të jetë 45 mijë denarë
- LEXO: Shaqiri: Nuk kemi përfitime nga greva, po shqyrtohen disa mundësi për rritje të pagave
- LEXO: Deri në mes të muajit mars do të ketë rritje të pagave në Maqedoninë e Veriut përmes Marrëveshjes Kolektive, besojnë nga sindikata
- LEXO: RMV, me 101 vota “për” paga minimale kaloi filtrin e parë parlamentar
- LEXO: RMV, u arrit marrëveshje për pagën minimale
- LEXO: Dimovski: Kur paga minimale të bëhet 18.000 denarë, të gjitha rrogat duhet të harmonizohen
- LEXO: Sindikata e pavarur akademike: rritja e pagës minimale një hap para, por nuk duhet të barazohet me punën e atyre që kanë nivele të ndryshme arsimore
- LEXO: RMV, Sindikata e PAOGJSHQ: Të rriten pagat gradualisht ose do të hyjmë në grevë
- LEXO: Radikalizim të masave nëse nuk do të rriten pagat në Maqedoninë e Veriut, paralajmëroi Sindikata