Site icon PORTALB

OKB: Të paktën 816 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit

Pamje nga lufta në Ukrainë, foto: AA

Pamje nga lufta në Ukrainë, foto: AA

Zyra e Kombeve të Bashkuara tha të premten se të paktën 816 civilë janë vrarë dhe 1,333 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftimeve e deri më 17 mars, transmeton REL.

Shumica e viktimave u vranë nga armët shpërthyese si granatimet e artilerisë së rëndë dhe sistemet e shumta të raketave, si dhe nga sulmet raketore dhe ajrore, tha OKB.

Numri aktual i vdekjeve mendohet të jetë më i lartë pasi OKB-ja ende nuk është në gjendje të verifikojë raportet e viktimave nga qytetet e goditura rëndë nga si Mariupol.

Më shumë se tre milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.  Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës, duke sanksionuar Rusinë në forma të ndryshme. Sot është dita e 23 që nga fillimi i agresionit rus.

Exit mobile version