Është shpallur tenderi për ndërtimin e transportit të shpejtë me autobusë në Shkup

Tre ditë para mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në Shkup, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot publikoi se është shpallur tenderi për ndërtimin e sistemit të shpejtë të autobusit – Bus Rapid Transit (BRT) transmeton Portalb.mk.

“Shkupi është qyteti i parë i Ballkani që do të vendos BRT, që nuk është sukses vetëm për qytetin por edhe për gjithë shtetin”, deklaroi Shilegov.

Procedura e tenderit vjen pasi Banka Evropian për Ripërtrirje dhe Zhvillim miratoi kredinë për ndërtimin e sistemit të shpejtë të autobusëve në Shkup.

Fillimisht do të fillojë të ndërtohet linja e parë prej BRT mes Gjorçe Petrov dhe Novo Lisiçe, me gjatësi prej 12,81 kilometra, 21 stacione autobusësh dhe 2 terminale. Me implementimin e fazës së parë, pritet që koha e udhëtimit prej 70 minuta sa është aktualisht të përgjysmohet në 35 minuta për qytetarët që e shfrytëzojnë transportin publik.

Së bashku me ndërtimin e trasesë nga linja e parë e BRT, do të furnizohen edhe autobusë ekologjik të cilët do të qarkullojnë me gaz dhe energji elektrike, të cilët do të jenë 18 metra të gjatë.

Procedura e tenderi e publikuar në ueb faqen e BERZH-it parasheh që, kompanitë e interesuara për pjesëmarrje në procedurën e tenderit ofertat e tyre para-kualifikuese t’i dorëzojnë më së voni deri më 14 dhjetor. Vet tenderi do të zbatohet në dy faza, me çka në këtë fazë fillestare do të zgjedhen kompanitë dhe konzorciumet që i plotësojnë kriteret e tenderit që të plasohen në fazën e dytë kualifikuese, prej së cilës do të zgjedhet ofertuesi më i volitshëm.

Përkrah ndërtimit të trasesë, e cila do të përfshijë urë të re në lumin Vardar në Karposh 4, është planifikuar edhe mbindërtimi i depos aktuale të NPQ – Shkup në Gjorçe Petrov, si dhe ndërtimi i depos së re për autobusë në lagjen Novo Lisiçe.

Nga VMRO-ja opozitare, përmes një komunikate të shkurtër, pa theksuar më shumë detaje, akuzuan se me këtë hap kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, i cili në rrethin e dytë ka kundërkandidate Danela Arsovskën, e shkel Kodin Zgjedhor.

“Projektin që sot e tenderon në kundërshtim me ligjin, vetëm tre ditë para humbjes zgjedhore që do ta përjetojë, është kritikuar nga opinioni”, thanë nga VMRO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button