Edhe pse u pastrua para dy javëve, shtrati i Lumit Shkumbin përsëri është mbushur me mbeturina

Edhe pse para dy javëve u pastrua shtrati i Lumit Shkumbin nën pjesën e rrugës Industriale, gjegjësisht te “Lagja Dardania” apo e njohur ndryshe si “Lagjja e Romëve” në Tetovë, ajo prapë është kthyer në gjendjen e vjetër. Pavarësisht se nga Komuna e Tetovës thanë se kjo pjesë do të pastrohet vazhdimisht. Arsyetimi i komunës është se nuk mund të qëndrojë një inspektor 24 orë në vendngjarje dhe se qytetarët duhet vetë të vetëdijesohen, shkruan Portalb.mk

Ndotja e shtratit të Lumit Shkumbin të Tetovës është një problem i cili tani e disa vite nuk po rregullohet. Organet komunale disa herë e kanë pastruar dhe kanë premtuar se do ta mirëmbajnë vazhdimisht, megjithatë lumi vazhdon të jetë i ndotur me mbeturina. Qytetarët e pandërgjegjshëm, pos mbeturinave të amvisërive kanë hedhur edhe mbeturina ndërtimore, orendi shtëpiake dhe gjësende të tjera.

“Shtrati i Lumit Shkumbin po pastrohet nga kompania e zgjedhur Euroinvest ING, dhe pastrimi do të jetë i vazhdueshëm, duke pasur parasysh nevojën e vazhdueshme në këtë periudhë për pastrim aty ku mbeturinat hidhen vazhdimisht.” thanë nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk.

Kështu duket sot kjo pjesë e shtratit të Lumit Shkumbin:

This slideshow requires JavaScript.

Pavarësisht që Portalb.mk vazhdimisht shkruan për këtë çështje, Komuna e Tetovës dhe Inspektorati Ekologjik ende nuk kanë dalë me një strategji për këtë problem.

Gjatë muajit shtator, shoqata e tifozëve ”Ballistët” dhe ”Futsal Shkëndija” nëpërmjet një aksioni vullnetar dyditor pastruan Shtratin e Lumit Shkumbin.

Portalb.mk me vite ka shkruar për fenomenin e mosgjetjes së autorëve të hedhjes dhe djegies së mbeturinave në Tetovë. Qytetarët denoncojnë në “E-report” për arsye se numri i vendosur në uebfaqen e Komunës (0800-55-043) për denoncimin e këtyre rasteve, është jofunksional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button