Barcelona e interesuar për Huan Mata

Pas nënshkrimit me yllin brazialin Neymar, mesfushori i Çelsit, Huan Mata, mund të jetë përforcimi i radhës i Barcelonës në fazën sulmuese. Katalanasit kërkojnë të përfitojnë nga fakti që Zhoze Mourinjo, trajneri i ri i Çelsit, nuk e ka në planet e tij 25-vjeçarin e kombëtares spanjolle. Kjo sjellje e portugezit i ka lënë të gjithë të habitur në kampin londinez, pasi Mata ka përkrahjen jo vetëm të shokëve të skuadrës por edhe të tifozëve.

Babai i futbollistit që është njëkohësisht menaxheri i tij, është shumë i shqetësuar për faktin që kontrata me Çelsin skadon pas tre vjetësh, një kohë e gjatë kjo për një 25-vjecar për të luftuar për një vend titullari, që me Mourinjon trajner vështirë se mund ta arrihet.

Drejtuesve të Barcelonës u pëlqen shumë një mesfushor me tipare sulmuese si Mata, që ka qenë përfshirë në listën e blerjeve që në vitin e parë të presidencës së Rosell, por në atë kohë ai preferoi transferimin në Premier Ligë.

Nëse Mata ka dëshirë të transferohet në Katalunjë, duhet të marrë parasysh një kusht. Nuk i garantohet vendi i titullarit, pasi duhet të luftojë shumë për të siguruar minutat në fushë. Gjithsesi, blerja e mundshme e Matës lidhte edhe shitjen e Tiago Alkantarës dhe Kristian Tellos. Nëse për dy të rinjtë e organikës blaugran vjen oferta e duhur, Barcelona do të gjente paratë për të blerë Mata, që ka shënuar 19 gola gjatë eksperiencës së tij 2-vjecare te Çelsi.

Lajme të ngjashme

Back to top button