Përsëri mbledhje të nënshkrimeve për ta ‘shpëtuar’ Qendrën Tregtare nga baroku

Pasi që të premten e kaluar u mblodhën 4000 nënshkrime për ‘shpëtim’ të Qendrës Tregtare të Qytetit nga fasada baroke, prej nesër përsëri do të vazhdojë nënshkrim i peticionit.

Qytetarët nënshkrimet e tyre për përkrahjen e ruajtjes së objektit të tanishëm, mund t’i shënojnë në peticionin i cili fillon nesër në orën 10 të mëngjesit, në hyrjen perëndimore të objektit.

Arkitektë, profesorë, studentë dhe qytetarë në shenjë të përkrahjes së kësaj iniciative, të premten shprehën pakënaqësinë dhe papajtueshmërinë për projekt-vendimin për fasadën baroke të Qendrës së Qytetit.

Me parullat “Nuk e japim qytetin, qyteti është i joni!” dhe “E dua QTQ-në!”, qindra qytetarë formuan mburoje të gjallë, që simbolizon përqafimin, që ta mbrojnë nga baroku. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button