Interi shet portierin për shopping në Cagliari

Inter bën shopping te Cagliari. Gjatë takimit të ditëve të shkuara për të folur rreth Nainggolan, Marco Branca dhe presidenti i ishullorëve Massimo Cellino kanë diskutuar edhe për dy futbollistë të tjerë: Mauricio Pinilla dhe Michael Agazzi.
Për të parën zikaltrit janë interesuar edhe më parë, ndërsa për portierin është risi e merkatos.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, zikaltrit synojnë të bëjnë të tyrin portierin duke parë interesimin e madh të Fiorentinës për të dhe një largimi të mundshëm të Samir Handanoviç drejt Barcelonës ose Anzhit.

Largimi i gardianit slloven do të sillte në arkat e Inter të paktën 25 milionë euro, të cilat do të shërbenin për të sjellë në Milano treshen e Cagliarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button