Për herë të dytë Watch Out Festivali i Filmit nën qiell të hapur

27 shtete do të marrin pjesë në festivalin e filmit Watch Out, që për herë të dytë mbahet në Tetovë në organizim të Qendrës për Bashkëpunim Ballkanik ‘LOJA’.

Për dallim nga viti i kaluar, këtë vit pjesëmarrësja e shtëpive kinematografike është për dy herë më e lartë duke i dhënë kështu peshë këtij festivali i cili fillon nesër mbrëma dhe do të zgjasë katër ditë. Organizatorët thonë se ky manifestim përveç mbështetjen deklarative nuk ka marrë asnjë mbështetje financiare nga ana e institucioneve.

Filmat do të shfaqen në hapësirat e muzeut të ish partisë komuniste në qiell të hapur, ndërsa në fund do të marrin pjesë edhe fituesit e çmimeve.

Në këtë festival të filmit ka një përfaqësues nga Shqipëria dhe atë Ermela Teli me filmin “Architecture of Sadness” dhe do të jepet me datë 22 qershor.

Lajme të ngjashme

Back to top button