Përsëri u prish një kamion në sheshin “Maqedonia” në Shkup

Një kamion është prishur sërish në sheshin “Maqedonia” në qendër të Shkupit. Bëhet fjalë për një automjet të një kompanie private, i cili siç shihet edhe nga fotot është përplasur me rrotat e përparme në trotuar në pjesën ku ndodhet shatërvani i parterit, raporton 360Stepeni, transmeton Portalb.mk.

Raste të tilla janë të zakonshme për sheshin qendror të Shkupit. Rasti i fundit ishte më pak se tre muaj më parë kur një kamion u përplas në të njëjtën pjesë të sheshit dhe më pas është nxjerrë me ndihmën e një automjeti të “Parkingut të qytetit”.

This slideshow requires JavaScript.

Vitin e kaluar, në mars, në të njëjtën fontanë u shemb një kamion i NP Higjiena Komunale, dhjetë ditë pasi ishte promovuar si pjesë e flotës së ndërmarrjes publike, kur edhe kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev e mori për vozitje promovuese.

Edhe në vitin 2017, ra një kamion në fontanën e sheshit. Ngjarja ndodhi gjatë kohës së përgatitjeve të qendrës për t’i pritur lojtarët e Vardarit pas suksesit të tyre evropian.

“Para mbajtjes së pritjes së lojtarëve të Vardarit, në qendër kishte 5 njerëz që i kanë drejtuar kamionët me mjete që të lëvizin pikërisht mbi rrugën e granitit. Kamioni që ra në sipërfaqen e fontanës mbante gardh ( pronësi e MPB-së) të parashikuar për hapësirën para dhe rreth binës. Por, edhe përkundër udhëzimeve nga personat se kah duhet të vozisin, vozitësi i kamionit e ka kthyer automjetin drejt fontanës edhe ka rënë. Ndërsa ata të tjerët që kanë ecur sipas udhërrëfyesve kanë kaluar pa problem. Gabimi i rënies së kamionit është te vozitësi i cili ka qenë i paralajmëruar më parë se vozitja andej është e ndaluar. Gjatë ditës së djeshme ekipi i Qytetit të Shkupit ka kryer inspektim në vend, fontana do të rregullohet dhe do të vihet në funksion”, thanë atëherë nga qyteti i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button