3500 euro gjobë për ata që nuk kalojnë në sistemin elektronik të taksimit të TVSH-së

Drejtoria e të Hyrave Publike nga 1 korriku do ta pezullojë sistemin e vjetër të paraqitjes së  të TVSH-së nëpërmjet formës me letër. Nga muaji i ardhshëm të gjitha kompanitë do të jenë të detyruara paraqitjet mbi këtë bazë t’i bëjnë në formë elektronike.

Kështu, 12059 persona juridik dhe kryes të pavarur të veprimtarive, të cilët janë aktualisht shfrytëzues të sistemit të vjetër të taksimit, domosdoshmërisht, do të duhet të transferohen  në sistemin e shërbimit  elektronik të DHP-së. Kjo, sepse në të kundërtën ato nuk do të mund t’i  shfrytëzojnë shërbimet elektronike të taksimit.

Forma e re e paraqitjes do të vlejë edhe për ata sipërmarrje, të cilat nuk janë obligues  të TVSH-së dhe ende e praktikojnë formën e vjetër  të taksimit. Gjithsej 5481 sipërmarrje, të cilat bëjnë pjesë në grupin e obliguesve të TVSH-së tremujore, kanë afat që deri në fund të muajit të paraqiten në sistemin e ri të taksimit elektronik.

Për ata që nuk e përmbushin këtë obligim janë parashikuar gjoba, në vlerë prej 3500 eurosh.

Lajme të ngjashme

Back to top button