Ja me çfarë veturash do të vozitet policia

Ofruesi “Auto Maqedoni” ka paraqitur ofertën më të ulët prej 45.350.800 denarësh për automobilin “Shevrolet Spark” në ankandin e sotëm elektronik që u zhvillua në MPB, për blerje të 100 automjeteve policore. Kompania ka dhënë ofertë fillestare prej 47 milionë denarësh deri në ofertën përfundimtare prej 45.350.800 denarë.

“Pas mbylljes së ankandit dhe në bazë të raportit të përgjithshëm nga sistemi elektronik për furnizime publike, është konfirmuar se më e ulët ka qenë oferta e ofruesit ‘Auto Maqedoni’ nga Shkupi, me automjetin ‘Shevrolet Spark’, vlera e të cilit arrin 45.350.800 denarë. Komisioni për furnizime publike i MPB-së, në pajtim me Ligjin për furnizime publike, do ta vazhdojë procedure”, kumtoi MPB-ja.

Pagesa është paraparë të bëhet në 36 këste mujore gjatë vlerës së kontratës, me 0 për qind pjesëmarrje gjatë blerjes së automjeteve. Kësti i parë i pagesës së automjeteve do të bëhet në afat prej 30 ditëve nga porosia e plotë e automjeteve. Afati i porosisë nuk duhet të jetë më i gjatë se 90 ditë nga realizimi i kontratës.

Automjetet e reja, theksojnë nga MPB-ja, kryesisht do të shpërndahen në sektorët për punë të brendshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button