Frank Lampard në historinë e Chelsea, trajneri anglez regjistroi rekordin negativ

Chelsea nuk po mundet të ngrejë kokë nga rezultatet negative të cilat janë bërë si një gozhdë nën këpucë, raporton ABC.

Tashmë “blutë” e Londrës janë jashtë Europës pasi u mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit me rezultatin 0-2 nga Real Madrid.

Në fakt, që kur Lampard u ul përsëri në stolin e Chelsea, ata kanë vetëm humbje, dy kundër Real Madrid, një kundër Wolves dhe një kundër Brighton, gjë që e bën anglezin të vetmin trajner në historinë e Chelsea që ka arritur këtë rekord negativ me katër humbje në ndeshjet e tij të para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button