Chelsea do që ta rikthejë trajnerin italian

Chelsea dëshiron që ta kthejë në radhët e veta trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, raporton KlanKosova. Të Kaltrit shkarkuan dy trajnerë këtë stinor, Thomas Tuchelin dhe Graham Potterin, dhe së fundmi punësuan Frank Lampardin si trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit.

Londinezët, përpos Ancelotit me të cilin ishin shpallur kampionë të Anglisë më 2010, kanë edhe opsione të tjera në mendje.

Emrat tjerë që po qarkullojnë janë ata të Luis Enriques, Julian Nagelsmannit dhe Mauricio Pochettinos.

Përndryshe, Chelsea e ka përballjen e ardhshme në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve pikërisht me klubin e udhëhequr nga Ancelotti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button