Ozil e Benzema të kënaqur nga trajneri Anceloti

Mesut Ozil, Karim Benzema dhe Alvaro Morata ishin futbollistët e përzgjedhur për të prezantuar uniformën e dytë zyrtare të Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm, ku bie në sy bluja e hapur shumë e afërt me ngjyrën e fanellës së parë të Çellsit të Londrës. Gjatë komunikimit me gazetarët, Ozil vlerësoi punën që po Karlo Anceloti, duke e cilësuar italian një trajner të suksesshëm.

“Jam i sigurtë se këtë sezon do të kemi sukses. Anceloti e di shumë mirë çfarë kërkon. Ai i ka idetë e qarta dhe po përshtatet me skuadrën”.

Nuk i kurseu lëvdadat për Ancelotin as sulmuesi francez.

“Anceloti është një trajner i madh. Ai ka eksperiencën e duhur për të drejtuar Realin e madridit”.

Me largimin e Higuain te Napoli, Benzema do të ketë më pak konkurrencë për vendin e titullarit, megjithatë francezi theksoi se po punon shumë për të zhvilluar një sezon të madh.

“Edhe pse Higuain nuk është më pjesë e skuadrës sonë, unë po punoj shumë në këtë fazë përgatitore. Ndihem në formë dhe jam gati për të zhvilluar një sezon të madh, sepse dua të fitoj gjithçka me Realin”.

Edhe i riu Morata tha se dëshiron ta ndihmojë ekipin që të fitojë trofe, edhe pse e ka të qartë se nuk do ta ketë të lehtë të sigurojë minuta në fushën e blertë.

Lajme të ngjashme

Back to top button