Shaqiri nuk i frikësohet Thiagos dhe Gotzes

Xherdan Shaqiri ka thurur lavde për dy përforcimet e Bayernit, Thiago e Gotze. Në pjesën e dytë të intervistë me ‘Blick’, Xherdani ka theksuar se këto dy futbollistë i kanë shtuar shumë cilësi skuadrës bavareze.

“Unë nuk jam i frikësuar me ardhjen e tyre. Sikurse te Real Madridi, edhe këtu çdo vit blihen shumë lojtarë dhe të gjithë mund ta tregojnë vetën. Kështu, unë jam i lumtur për ta, e veçanërisht për Thiagon.

Unë e njoh atë mirë, sepse kemi luajtur shpesh me skuadrat e moshave (Zvicra kundër Spanjës). Përveç tjerash, në luajtëm kudër njëri-tjetrit në finalen e Kampionatit Evropian në grupmoshat U21 dhe fatkeqësisht ne u mposhtëm nga Spanja”, deklaroi ‘Shaqa’.

Lajme të ngjashme

Back to top button