Shkupi rikujton, 50 vite nga tërmeti shkatërrues

Shkupi e shënon 50-vjetorin nga tërmeti katastrofik  i 26 korrikut të vitit 1963 ku humbën jetën 1.070 persona dhe u lënduan 3.000 të tjerë.

Shënimi do të fillojë me vendosjen e luleve në varrezat e qytetit në Butel, para përmendores të viktimave të tërmetit. Pastaj do të vijojë aksioni i dhurimit të gjakut, aksion ky tradicional i Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit.

Programi zyrtar për 26 korrikun do të fillojë në orën 19 me lexim poetik “Për Shkupin me dashuri” para muzeut të qytetit të Shkupit. Në hapësirat e muzeut në orën 20 do të hapet ekspozita “26 korrik 1963”, ndërsa qyteti i Shkupit të gjitha vendeve të cilat pas katastrofës së madhe e treguan solidaritetin dhe dërguan ndihmë do t’ju ndajë mirënjohje.

Në sheshin “Maqedonia” në orën 21:30 do të fillojë projekti multimedial “Shkupi përkujtohet” ndërsa Filarmonia e Maqedonisë, aktorë dhe anëtarë të operës dhe baletit të Maqedonisë përmes performansave do të transmetojnë tregime për dashuri, guxim dhe solidaritet, tregime nga tërmeti i Shkupit.

Do të ketë edhe kinema nën qiell të hapur, ekspozitë udhëtuese ndërkombëtare “Show your hope”, maratonë filmike 24 orëshe me projeksione filmike falas të megahiteve botërore.
Në shënimin e 50 vjetorit të tërmetit në Shkup pritet të arrijnë kryetarë të komunave dhe përfaqësues nga Lubjana, Zagrebi, Tirana, Drezdeni, Nirnbergu, Nançangu.

Lajme të ngjashme

Back to top button