I padëshiruari i Real Madrid në radarët e Serie A, tre klube italiane kanë interes për të

Mariano Diaz është një nga lojtarët që do të përfundojë kontratën me Real Madrid më 30 qershor, raporton ABC.

Klubi i “Los Blancos”, i cili prej vitesh tenton të heqë qafe sulmuesin, nuk po mendon në asnjë rrethanë të rinovojë kontratën me të dhe për rrjedhojë, nga 30 qershori, Mariano do të jetë një lojtar i lirë.

Pavarësisht se ai nuk ka luajtur pothuajse në vitet e fundit, ka skuadra të interesuara për të dhe sipas “Fichajes.net”, destinacioni i sulmuesit mund të jetë Italia. Ky portal i specializuar për transferimet shpjegon se Atalanta, Lazio dhe Torino janë shumë të vëmendshëm ndaj lojtarit për verën e ardhshme. Mariano këtë sezon ka luajtur vetëm 51 minuta në total.

Padyshim që fakti që nuk duhet të paguajë një shumë për transferimin e tij e bën më tërheqës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button