“e-Albania” hap dyert e muzeve për hulumtime online

Platforma qeveritare “e-Albania” u vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve apo bizneseve të interesuara, të cilat tashmë mund të dorëzojnë online kërkesën për hulumtim në muzetë e Shqipërisë. Nëpërmjet njoftimit për shtyp “e-Albania” ka bërë të ditur se dokumentet që ngarkohen nga aplikanti janë lista e objekteve muzeore ose dokumenteve arkivore, kopje e projektit apo dokumentacion që mbështet nismën e projektit, si dhe vërtetim nga institucioni, raporton Koha.net. “Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit në ‘e-Albania’ është një muaj. Platforma ‘e-Albania’ ofron 1227 shërbime elektronike për qytetarët shqiptarë”, thuhet në njoftim.

Portali unik qeveritar shumëfunksional “e-Albania.al” administrohet dhe zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e Shqipërisë dhe shërben si një platformë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri.

Portali qeveritar “e-Albania” është i lidhur me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit, e cila është arkitektura bazë mbi të cilën mundësohet ndërveprimi me sistemet elektronike të institucioneve publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button