Më pak se 1 % e energjisë elektrike në RMV prodhohet nga energjia e diellit, për 2 muaj u ndërtuan 88 centrale të reja
Të dhënat e fundit për muajin dhjetor tregojnë që në Maqedoninë e Veriut është prodhuar 0.2 përqind e energjisë elektrike nga centralet diellore, ndërsa nga centralet e erës 1 përqind, transmeton Portal.mk.
Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Shërbimeve të Ujit tregoi që vetëm në muajin shkurt në Maqedoninë e Veriut janë ndërtuar 88 centrale diellore me kapacitet 29 MË për prodhimin e energjisë elektrike. Raportohet që nga 1 janari i vitit 2022 janë janë dhënë licenca për 355 centrale, kapaciteti i të cilave është të prodhojnë rrymë për 72 500 amviseri.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi që në 24 orët e fundit janë prodhuar 15.798 MWh energji elektrike në vend, 13.572 MWh nga termocentralet, ndërsa nga burimet rinovuese 2.226 MWh.
Ndryshe, sasia më e madhe e energjisë elektrike në dhjetor është prodhuar në termocentrale (49.6), termocentralet e kombinuara (26.9%), hidrocentralet (21.8%), centralet e erës (1.6%) dhe panelet diellore (0.2%). Ndërsa në shtator të vitit të kaluar në centralet e erës janë prodhuar 1.6 %, kurse 0.4 % në panele solare.
- LEXO: RMV, 26 kompani kanë filluar në janar të prodhojnë rrymë me fotovoltaikë për nevojat e veta
- LEXO: Maqedonia e Veriut e importon 11 % e rrymës që e shfrytëzon, ndërsa pjesa më e madhe prodhohet përmes termocentraleve
- LEXO: RMV, vetëm 0.6 % e energjisë elektrike prodhohet nga panelet solare, ndërsa 1.5 % nga turbinat e erës