Berisha: Sponsor i Shkëndijës, shumë domethënëse për “Ecolog-un”.

Derisa të gjithë janë në pritje nëse sot do të paraqiten me komunikatë zyrtare ndërmarrja ndërkombëtare nga Tetova “Ecolog” se më në fund do të futet si sponsor kryesor i klubit Shkëndija, edhe ish-lojtarët kanë tregar mbështjee të tifozëve “Ballistët” të cilët janë dhe iniciatorë kryesorë, që Shkëndija të menaxhohet nga pronari i kompanisë “ecolog”, z.Lazim Destani.

Është pikërisht shkupjani Sedat Berisha, i cili shkaku problemeve financiare u largua nga ekipi kuq e zi, për të luajtur tani me ekipin nga Metalurgu. 

Berisha në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka shkruar:
“Shkëndija, Tetova, “Ballistët” dhe publiku tetovar në përgjithësi meritojnë një Shkëndijë të organizuar dhe të fuqishme. “Ecolog” është kompania ideale për të sponsorizuar në simbolin e shqiptarëve të Maqedonisë. Me sinqeritetin më të madh uroj që drejtuesit e kësaj kompanie të pranojnë për të hyrë si sponsor në Shkëndijë dhe së bashku të ndërtojnë një të ardhme të ndritshme. Besoj se Shkëndija do të kishte dobi të madhe nga “Ecolog-u”, por gjithashtu të jesh sponsor i një klubi si Shkëndija do te ishte shumë domethënëse për “Ecolog-un”. Uroj që bisedimet të rezultojnë me sukses dhe Shkëndija me “Ecolog-un” të rikthehen në majat e futbollit në vend, aty ku edhe e ka vendin. Me respekt, Sedat Berisha.

Lajme të ngjashme

Back to top button