Uzunov: Gjer në Vitin e Ri, borxhi i vendit do të arrijë në 1 miliardë euro

LSDM-ja apelon që qeveria menjëherë ta ndërpresë marrjen e borxheve dhe se politika e këtillë e saj pa dyshim e çon vendin drejt kolapsit. Ai sqaron se çka do të ndodhë nëse qeveria vazhdon me këtë dinamikë të marrjes së huave.

“Dua të theksoj se në periudhën prej prillit deri në fund të qershorit (domethënë, në kuartalin e dytë të viti) borxhi i brendshëm është rritur për 40 milionë euro! Kështu, nëse vazhdon kjo tempo e marrjes së huave, e nga ana e qeverisë nuk ka asnjë paralajmërim për ndryshimine politikës së saj ekonomike, projektimi është se deri në fund të vitit borxhi i brendshëm i vendit do të arrijë në një miliardë euro”, paralajmëroi në konferencën e sotme për shtyp, Vanço Uzunovi, nënkryetar i LSDM-së.

Ai përkujtoi se cila është gjendja aktuale me borxhin e vendit.

“Sipas të dhënave më të reja të Bankës Popullore, vetëm borxhi i brendshëm deri në fund të qershorit ka qenë rreth 940 milionë euro. Thënë thjesht, kjo do të thotë se çdo qytetar i Maqedonisë, e madje dhe foshnjet e lindura në fillim të këtij muaji, individualisht kanë borxh prej 470 eurove”, sqaroi Uzunovi.
Ai tha se përvoja e deritanishme nuk le hapësirë për optimizëm se pushteti do t’i pranojë vërejtjet dhe se do të korrigjohet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button