Studeniçan, kompania turke i dhuron komunës një kamion

Ndërmarja Komunale pranë Komunës së Studeniçanit ka pranuar një donacion  gjegjësisht një kamion të ri dhe modern për grrubullimin dhe transportimin e mbeturinave dhe një sasi të konsiderueshme të kontenjerave për mbeturina nga kompania turke “Sadamir” nga Mersini i Turqisë.

Kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiki sot gjatë pranimit të donacionit nga kjo kompani turke deklaroi se ky donacion paraqet një ndihmesë të madhe në punën e Ndërmarjes Komunale “Studeniçan”.

“Sot jam këtu për të ju njoftuar se komuna jonë është duke pranuar një ndihmë donacion gjegjësishtë kamion të rij dhe modern për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave dhe një sasi të konsiderueshme të kontejnerëve për mbeturina. Këtë donacion për Komunën e Studeniçanit  e ka dërguar zotni Sadulla Xhanbek biznismen i suksesëshëm, ish bashkëvendas i jonë, pronarë i Ndërrmarrjes SADAMIR nga Mersini i Turqisë”, tha kreu i Studeniçanit Sadiki gjatë pranimit të këtij donacioni.

Ai në emër të qytetarëve të kësaj komune  falëminderoj përzemërsishtë zotni Sadulla Xhanbek, përfaqësuesit dhe familjarët e tijë të afërt, për këtë ndihmë.

“Falë zemërgjërësisë së këti njeriu human po paisemi me një makinë të re dhe moderne. Komuna jonë nëpërmes ndërrmarrjes komunale publike Studeniçani do të mundë qytetarëve të ju bëjë shërbimin më cilësore dhe të rregullt, dukshëm do të përmirësohet pastërtija e ambientit që jetojmë. Poashtu kjo është edhe një lehtësim shum i madh për të punësuarit në NKP Studeniçani”, tha Sadiki.

Kreu i Studeniçanit theksoi se në emër të punëtorëve dua ta siguroj donatorin dhe qytetarët se do të përkujdesemi maksimalishtë ta mirëmbajmë këtë makinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button