Policia ndaloi një person nga Studeniçani, iu gjet një qese me marihuanë

Me datë 20.10.2022 në ora 11:35 në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti për tregti ilegale në SPB Shkup e kanë privuar nga liria F.I.(30) nga fshati Studeniçan, Shkup, pasi i është gjetur dhe konfiskuar qese me marijuanë, njoftoi MPB, transmeton Portalb.mk.

Përndryshe, më herët nuk është ndalur në shenjën ndaluese të dhënë nga zyrtarët policorë me motoçikletë, ka vazhduar të lëvizë dhe pas një kohe të shkurtër ka lënë motoçikletën dhe çantën e ka hedhur në lumin Vardar, pas së cilës ka vazhduar të ikë.

Ai u kap dhe u ndalua shpejt, ndërsa çanta është gjetur. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokurorin Publik, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button