Moti sot në RMV, i ftohtë në mëngjes, me diell dhe i ngrohtë pasdite

Moti sot do të jetë kryesisht me diell, mëngjesi do të jetë i ftohtë me mjegull të dobët ose vranësira të ulëta në disa lugina. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu, transmeton Portalb.mk.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 7, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 16 deri në 21 gradë.

Në Shkup me diell kryesisht me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 18 gradë.

Në ditët në vijim do të mbetet mot kryesisht me diell me kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit në disa lugina. Paraditen e së shtunës në disa vende pritet mjegull dhe vranësira të ulëta. Nga e diela do të jetë dukshëm më ngrohtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button