Në Kodrën e Diellit ka rënë borë prej 26 centimetrash

Deri në orën 7 të mëngjesit të sotëm, mbulesa e borës në Kodrën e diellit ka arritur në 26 centimetra, ku edhe është më ftohtë me -3 gradë Celsius, transmeton Portalb.mk.

Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, mëngjesin e sotëm janë matur -2 gradë në Lazaropole, 0 në Mavrovë Anovi, 1 në Krushevë, 3 në Ohër dhe Pretor, 4 në Kriva Pallankë, 5 në Tetovë, Berovë, Manastir, Prilep dhe Vinicë, 7 në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec dhe Kumanovë, 8 në Shtip, Strumicë dhe Gjevgjeli, 9 në Dojran dhe 10 gradë në Demir Kapi.

Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Berovë – 34 litra për metër katror, ​​pastaj në Dojran 26 litra për metër katror, ​​në Gjevgjeli 22 litra për metër katror, ​​në Vinicë 14 litra për metër katror, ​​në Kriva Pallankë dhe Ohër 12 litra për metër katror, ​​në Mavrovë Anovi 11 litra për metër katror, ​​në Tetovë dhe Lazaropole 10 litra për metër katror, ​​në Manastir 9 litra për metër katror, ​​në Prilep dhe Krushevë 8 litra për metër katror, ​​në Pretor dhe Kumanovë 6 litra për metër katror, kurse në Shkup Petrovec, Shtip dhe Demir Kapi 3 litra për metër katror.

DPHM paralajmëron mot të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje shiu për ditën e sotme, më të dendura paradite dhe orët e hershme të mëngjesit në pjesët lindore, ku lokalisht do të përcillen me bubullima dhe erë të fortë. Për shkak të ftohtësisë në lartësira do të ketë reshje bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 6 deri në 12 gradë.

Në Shkup do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale do të arrijë në 9 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button