RMV, mot i ftohtë dhe me vranësira, priten reshje shiu dhe bore

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë. Në zonat më të ulëta do të ketë reshje lokale shiu dhe bore, ndërsa në zonat më të larta dhe male, do të ketë borë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.  Temperatura në mëngjes do të jetë nga -5 deri në 2 gradë, ndërsa gjatë ditës nga -1 deri në 5 gradë Celsius, transmeton Portalb.mk.

Në Shkup sot do të mbajë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura do të arrijë deri në 5 gradë Celsius.

Edhe në fillim të fundjavës do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i ftohtë. Në disa vende, siç informojnë nga DPHM, do të ketë rënie të dobta bore.

Në Shkup dhe nesër do të mbajë mot pjesërisht i vranët me erë mesatare deri të fortë nga veriu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button