Panik në Spanjë! Policia speciale në stadiumin e Real Madridit për zarfin me pluhur të bardhë

Një numër i madh policësh, përfshirë njësinë speciale, zjarrfikës dhe specialistë nga mjekësia ligjore për kimikatet, kanë intervenuar mbrëmë në stadiumin “Santiago Bernabéu” të Realit të Madridit nga shkaku i një zarfi i cili ishte dërguar atje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç shkruan gazeta “Marca”, mbrëmë rreth orës 21.30, drejtoria e klubit ka njoftuar policinë se në adresë të klubit, më konkretisht të presidentit Florentino Pérez ka arritur një zarf i dyshuar nga Italia.

Brenda zarfit ka pasur një pluhur të bardhë i cili me automatizëm ka aktivizuar protokollin e posaçëm për armë biologjike.

Policia njoftoi mbrëmë se situata është vënë nën kontroll, dhe se ekipet e specializuara të saj janë duke kryer analiza lidhur me pluhurin e zbuluar.

Rezultatet nga testi i pluhurit të bardhë të gjetur në zarfin që për adresë kishte presidentin e klubit, do të publikohen të martën.

Incidente të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button