Letër e hapur : shokut, kolegut dhe  bashkëqytetarit tim turk

Është koha të distancoheni nga ato shërbetorët turq të vmr0-së të cilët nëpër protesta pa fije turpi, pa ndërgjegjeje dhe pa kufarë baze akuzojnë platformën e partive shqiptare.

Sa  bukë shkelë që tregohuni! Sa e sa shqiptarë u persekutuan për flamur dhe gjuhë prej të cilëve edhe ju përfituat. Shqiptarët nuk thane JO si që thoni  ju sot, kur jeni duke ia dekoruar mitingjet e VMRO-se dhe për të pas ajo “argument” se ja edhe turqit janë kundra platformës gjegjësisht kundra kërkesave shqiptare.

Është e drejtë demokratike të shprehish  mendimet, bindjet tua dhe të përcaktohesh ashtu si mendon por jo i mashtruar  i ndikuar  nga faktorë të cilët  jo se nuk na e duan të mirën tone, por si duket  nuk e duan edhe të veten. Ju turqit e Maqedonisë, nga ajo qe vërejmë nga protestat e “TVRDO KORENI-ve” u shërbeni  forcave retrograde maqedonase të prira nga VMRO-ja, të cilët  tentojnë të mbrojnë krimin  e me atë tentojnë edhe  t’i prishin marrëdhëniet ndër etnike. Të  krijojnë mjegullë për t’i fshehur gjurmët e krimit.

Disa “folës” turq nëpër mitingje, me sa te drejtë dhe me çfarë guximi interpretojnë gënjeshtrat, insinuatat dhe sajimet e ndryshme te VMRO-së  kundrejt shqiptarëve? Në atë platformë askund nuk figuron cungimi i të drejtave të asnjë etniteti  përkundrazi insistohet avancimi i të drejtave të të gjithëve  që jetojnë në këtë truall.

Në ketë platformë bëhet  fjalë për kërkesat e shqiptarëve si etnikum me numër më të madh pas maqedonaseve, askund nuk preken interesat turke apo etniteteve tjera. Pra, kërkojmë atë  që na takon neve shqiptarëve pa dëmtuar asnjë etnitet tjetër, pyes JU (farkëtari që ndjek ujkun i cili ia kishte ngrënë delet bariut) çka keni  kundër shqiptarëve te cilët kërkojnë të drejtat e veta?

Të themi, se partitë maqedonase “kanë të drejtë” të protestojnë se ndjehen, ashtu si thuan “të rrezikuar” po juve çka u rrezikohet? Asnjëherë nuk kemi qenë kundër saraçëve, saliave dhe eminave pse janë pjesë e ndonjë koalicioni sepse e dimë se ato, aty e shohin veten, por jemi kundër atyre qe pa bazë sulmojnë atë që është shqiptare, hedhin hije dhe  mbjellin dyshim në bashkëjetesën tone shekullore. Qëndrojnë përkrah atyre me paraqitje fashiste,naciste dhe  që ftojnë për luftë

Nëse mendoni se jeni te diskriminuar, të drejtat e juaja kërkoni vet atje ku duhet dhe si duhet e jo me akuza dhe sulme ndaj asaj që është shqiptare-duke i bërë qejf VMRO-së dhe mbrojtur kriminelët.

Ju, shoku dhe kolegë të punës ç.të keqe keni pare prej  kolegëve shqiptarëve që nuk e çoni zërin kundra këtyre tellallëve turq e tu thoni se nuk është ashtu. Të mos flasim për raportet e mira ndër njerëzore  por  ju keni qenë gjithmonë të privilegjuar –asnjëherë nuk keni qenë të anashkaluar. Gjithmonë në kolektivin tone prej qindra të punësuar shqiptarë e maqedonas e 2 gjegjësisht 3 turq keni qenë të respektuar, privilegjuar dhe te emëruar nëpër organet shkollës. Urdhëroni e demantoni këtë. Pse nuk u thoni atyre zë lartëve saraçëve dhe të tjerëve si ai që thirren në emër të gjithë turqve të Maqedonisë se realiteti nuk është ashtu.

Nëse nuk distancoheni publikisht  nga këto shërbëtorë të VMRO-se  bëheni edhe ju si bashkëmendimtarë  me to.

Si shokë, si kolegë dhe juve si  bashkëqytetarë të Tetovës Ju drejtohem me këtë LETËR TË HAPUR për hire të korrektësisë dhe sinqeritetit  të deklarohuni  se jeni për të mirën e përgjithshme apo për përkrahjen e krimit dhe urrejtjen e shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button