SHBA, ndalohet përsëri në aeroport djali i Muhammed Ali sepse është musliman

Njoftohet se Muhammed Ali Jr. (44), djali i boksierit legjendar amerikan Muhammed Ali është ndaluar dhe marrë në pyetje përsëri në një aeroport në SHBA, ku më pas është liruar, raporton Anadolu Agency (AA).

Muhammed Ali Jr, është ndaluar në aeroportin ndërkombëtar “Ronald Reagan”, teksa kthehej në shtëpi nga takimi në Kongresin Amerikan, ku ai shpjegoi ngjarjen e përjetuar bashkë me nënën e tij më 7 shkurt në Washington.

Avokati Chris Mancini, ka njoftuar se Muhammed Ali Jr në aeroportin në Washington është ndaluar nga punonjësit e sigurisë së brendshme gjatë fluturimit për në aeroportin “Fort Lauderdale”.

Ali i cili është mbajtur nga policia për 20-25 minuta, është liruar pasi ka treguar pasaportën amerikane, ndërsa më pas Ali është lejuar që të vazhdojë udhëtimin me avion.

Ali bashkë me nënën Khalilah Camacho-Ali, bashkëshortja e dytë e Muhammed Ali dhe nëna e 4 fëmijëve, më 9 mars mori pjesë në Washington në takimin e anëtarëve të Komitetit të Drejtësisë të Kuvendit të Përfaqësuesve Amerikanë. Ai në këtë takim kishte folur rreth rregulloreve të presidentit amerikan Donald Trump dhe rreth ndalimit të tij më 7 shkurt në aeroportin “Fort Lauderdale” në Miami.

Takimi i zhvilluar nën udhëheqjen e anëtares së Kongresit, demokrates nga Kalifornia, Zoe Lofgren dhe anëtarit të Kongresit, demokratit nga Illinois-i, Luis Gutierrez, ishte mbajtur me qëllim për të reaguar për rregulloret e reja të nënshkruara nga Trump kundër emigrantëve dhe qytetarëve të disa vendeve muslimane. Në këtë aktivitet nuk kishte marrë pjesë asnjë prej republikanëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button