Ndryshime në orarin e ndeshjeve të Ligës së Parë dhe të Dytë

Komisioni për gara, në krye me presidentin, Vasko Dojçinovski ka miratuar ndryshimet që pasojnë në orarin e zhvillimit të ndeshjeve të xhiros së 16-të në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë.

– Për shkak se stadiumi në fshatin Bërvenicë më 02.03.2014 (e diel) është i zënë, ndeshja KF Rrufeja (Miletinë) – KF Vrapçishti (Vrapçisht) do të luhet më 01.03.2014 (e shtunë) me fillim në orën 14:00 në stadiumin në fsh. Bërvenicë.

– Për shkak të kryerjes së punëve në terrenin e stadiumit në Gjevgjeli, ndeshja KF Kozhufi (Miravci) – KF Sileksi (Kratovë) do të luhet më 02.03.2014 (e diel) me fillim në orën 14:00 në stadiumin në fshatin Miravci.

– Për shkak se janë duke u kryer punë në stadiumin në Prilep, ndeshja KF 11 Oktomvri (Prilep) – KF Maxhari Solidarnost (Shkup) do të luhet më 02.03.2014 (e diel) me fillim në orën 14:00 në terrenin Mogila në Prilep.

Orari i zhvillimit të ndeshjeve të xhiros së 20-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë pëson vetëm një ndryshim. Pasi paraprakisht u mor pëlqim nga të dyja palët, ndeshja KF Shkëndija (Tetovë) – KF Makedonija Gj.P. (Shkup) do të luhet më 02.03.2014 (e diel) me fillim në orën 14:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button