Gyleni përgjon mijëra telefona

Një grup prokurorësh turq anti-qeveritarë thuhet se kanë përgjuar ilegalisht mijëra figura premtuese, apo mediet pro-qeveritare. Ndër objektivat, raportohet se kanë qenë edhe ministra të qeverisë dhe liderë të biznesit. 

Prokurorët, të cilët besohen se janë besnikë të klerikut që jeton në SHBA, Fethullah Gylen, kanë mohuar akuzat.

Gylen është akuzuar se po drejton një “shtet paralel” në Turqi, duke kontrolluar grupe të policisë, gjykatësve dhe politikanëve. Ai i mohon këto akuza.  Akuzat e fundit kanë dalë në pah nga dy gazeta pro-qeveritare, “Yeni Safak” dhe “Star”.

 “Star” raportoi se “gylenistët” kanë përgjuar më shumë se 7 mijë persona që prej vitit 2011, me pretekstin se janë përpjekur të zbulojnë komplotet terroriste. 

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar Gylen, që tashmë jeton në mërgim të vet imponuar në SHBA, se është përpjekur të sulmojë qeverinë. 

Erdogan ka premtuar se do të luftojë në atë që konsiderohet si sfida më e madhe ndaj qeverisë së tij, gjatë qëndrimit 11-vjeçar të tij në krye pushtetit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button