Modriç i adaptuar te Reali

Mesfushori kroat Luka Modriç thotë se ai tash ndjehet se është adaptuar plotësisht te Real Madridi.

Ish-ylli i Tottenhamit mendon se e ka mbështetjen e trajnerit të Realit, Carlo Ancelotti.

“Unë jam në një formë të shkëlqyeshme për momentin. Të luaj në para-sezon ishte e rëndësishme për mua. Është kyçe të kesh një trajner që të mbështet plotësisht dhe të beson. Kjo është arsyeja se pse luaj më mirë”.

“Unë po ashtu kam një raport të shkëlqyeshëm me tifozët. Ata gjithmonë më kanë mbështetur dhe kjo i bën gjërat më të lehta për mua”.

“Ne duhet të fitojmë titullin e dhjetë evropian të klubit për ta, ata e meritojnë”, ka thënë Modriç për Marca.

Lajme të ngjashme

Back to top button