Diva arrin gjysmë milionin

Adelina Ismaili apo diva e skenës shqiptare siç jemi mësuar ta quajmë ka arritur të mbledhë plot 500 mijë fansa në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’.

Ndonëse në këtë faqe mund të informohemi rreth koncerteve e shumë të rejave për këngëtaren e njohur, interesimi i fansave dita ditës po rritet, kështu duke arritur shifrën gjysmë milion e duke e bërë faqen e saj njërën prej faqeve me më së shumti miq.

Ndryshe Adelina ka filluar këtë vit me koncerte të shumta, ku sipas fotove të publikuara në rrjete sociale shihet se intensiteti i masës në koncerte të saj nuk e ka në plan të ulet, që e dëshmon edhe një herë pse Adelina Ismaili e ka marrë epitetin e Divës në skenën tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button