Meta filloi raundin e dytë të shkarkimeve masive

Meta filloi raundin e dytë shkarkimeve të njoftuar në muajin Mars. Kompania ka konfirmuar se vala e parë e punonjësve prej 10 mijë do të largohen dhe janë kryesisht rol teknike si inxhinierë softueri, programues AR/VR dhe dizajner UX, raporton PCW.

Ndërsa rolet e biznesit në departamentet e financës dhe ligjit do të shkurtohen në muajin Maj. Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg zbuloi planet e kompanisë për të shkurtuar 10 mijë vende të tjera të punës.

Kujtojmë se shkurtimi i parë erdhi në Vjeshtë ku 11 mijë punonjës u larguan. Zuckerberg është shprehur se 2023 do të jetë viti i efikasitetit për kompaninë.

Meta po përballet me kushte të vështira ekonomike si të gjitha firmat e tjera të teknologjike dhe masat e para që janë marrë ka qenë shkurtimi i fuqisë punëtore.

Gjiganti i medias sociale ka hedhur miliarda dollarë në njësinë Reality Labs përgjegjëse për pajisjet dhe platformat virtuale por ky investim nuk është përkthyer në rritje madhore të ardhurash.

Të ardhurat nga reklamimi gjithashtu ranë që është burimi kryesor financiar i Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button