Baba Stars vijnë me ‘High 2’

Rep artistët e labelit Baba Stars kanë bërë të ditur në faqen e tyre zyrtare në ‘Twitter ‘se janë duke punuar që në treg të vijnë me pjesën e dytë të këngës ‘High’, këngë kjo e cila ka bërë bujë të madhe në publik e është dëgjuar ngado.

Ndërkaq sipas tyre, pjesa e dyte e këngës ‘High’ nuk do të ketë aspak lidhje me pjesën e parë, kështu kanë shkruar ata në ‘Twitter’.

“Info: Tematika e këngës HIGH2 nuk ka të bëj me HIGH1”, ishte mbishkrimi që kanë lënë anëtarët e labelit Baba Stars në faqen tyre zyrtare.

Ndryshe nga komentet që ata kanë marrë poshtë mbishkrimit shihet që fansat e tyre mezi po e presin këtë këngë.

Lajme të ngjashme

Back to top button