Moti i ftoftë dhe me borë
Moti sot parashikohet të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe diell në disa momente, megjithatë do të mbizotëron i ftohti me një frymë të fortë veriore.
Parashikohen reshje bore në disa pjesë lindore të Maqedonisë.
Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -4 deri në 3 gradë Celsius, kurse ajo e ditës prej -2 deri në 4 gradë Celsius.
Edhe në Shkup parashikohet mot i ngjashëm, ku temperaturat do të sillen prej -1 deri në 3 gradë Celsius.




