Shkëndija vazhdon të radhit fitoret

Derbi ndeshja në mes Rabotniçkit dhe Shkëndijës ka hapur serinë e dueleve të javës së 24-të të Ligës së Parë futbollistike të Maqedonisë.

Ashtu sikurse edhe pritej, ndeshja ishte tejet e rëndësishme për të dy ekipet, ndërsa vendosi vetëm një gol. Skuadra kuqezi nga Tetova ka vazhduar serinë e fitoreve të njëpasnjëshme, kësaj radhe në terren mysafir.

Tifo grupi Ballistët në stadiumin Arena Filipi i Dytë
Tifo grupi Ballistët në stadiumin Arena Filipi i Dytë

Në këtë duel golin e vetëm e ka shënuar Besart Ibraimi në minutën e 18-të, pas një asistimi të brazilianit Stenio Junior. Me këtë fitore Shkëndija është në vetëm dy pikë diferencë ndaj Vardarit që nesër do të luajë ndeshjen kundër Shkupit në Çair. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button