Këshilltari i Metës godet Erion Veliajn: Projekti te liqeni, paçavure betoni

Këshilltari i kryeparlamentarit Ilir Meta, për Politikën e Jashtme, Ralf Gjoni sulmon sërish projektin e Erion Veliajt për ndërtimin e këndit të lojërave në Parkun e Liqenit Artificial.

Në fakt ky nuk është rasti i parë që Gjoni, ka mbajtur qëndrim kritik ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës në lidhje me protestat e shoqërisë civile apo dhe projektit të ngritjes së parkut të lojërave.

Gjoni e cilëson si “paçavure betoni” këtë projekt, ndërsa bën thirrje për të vazhduar betejën kundër betonizimit.

“Doja të prisja 2 prillin për t’a postuar këtë foto për t’ju sensibilizuar miqtë e mi se kjo paçavure betoni e hekurash që po ngrihet dhe thellohet dita ditës në Parkun e Tiranës nuk është mashtrim – është totalisht prej vërteti. Ky nuk është thjesht rezultati i shëmtuar i idiotësisë së një arkitekti anti-mjedisor – totalisht i pandjeshëm ndaj nevojave të Tiranës, por mbi të gjitha pasojë e një arrogance të paskrupullt, e cila injoron legjislacionin, përbuz shoqërinë civile dhe tallet me ndjeshmërinë qytetare. Ndaj dhe beteja kundër çdo lloj ‘betonizimi’ duhet të vazhdojë”, shkruan Gjoni në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button