Presidenti malazez flet për opozitën e Kosovës dhe demarkacionin

I pari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka folur në lidhje me demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai ka thënë se Mali i Zi dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera në të gjitha nivelet dhe se është shumë i kënaqur për këtë komunikim dhe bashkëpunim, transmeton Koha.net.

Në rrafshin e demarkacionit, ai ka thënë se ato që po bën opozita dhe kundërshtimi i tyre për këtë vijë kufitare është çështje e brendshme e Kosovës dhe se nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy shteteve.

Ai beson se kjo çështje do të përfundojë edhe në Kosovë dhe është shprehur i kënaqur me homologen kosovare, Atifete Jahajga, që është angazhuar edhe në formim të në komisioni për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button